Fjalë Kyçe

Isa Mustafa flet për takimin që pati me Edi Ramën: Kishte atmosferë miqësore

Isa Mustafa flet për takimin që pati me Edi Ramën: Kishte atmosferë miqësore

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që patën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka thënë për Klan Kosovën, se ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.

Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.

”Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore”.

Ndërkaq pyetur nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.

”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, deklaroi ai mes tjerash.