Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, një ditë para përvjetorit të vdekjes së tij.
Mustafa në një postim në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbahet Akademi Përkujtimore në 13 vjetorin e vdekjes së Rugovës.
Postimi i tij i plotë:
“Nesër, më 21 janar 2019, mbushen 13 vjet nga shkuarja në amshim e Kryetarit të Parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dijetarit e burrështetasit të Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Me këtë rast, LDK organizon Akademi Përkujtimore në ora 12:00 në “Golden Imperial” në Lagjen e Veternikut, në Prishtinë”, ka shkruar ai.