Fjalë Kyçe

Ish-deputeti: Kurti dhe Osmani duhet t’i marrin kaq mijë vota që t’i sigurojnë 80 deputetë

Ish-deputeti: Kurti dhe Osmani duhet t’i marrin kaq mijë vota që t’i sigurojnë 80 deputetë

Ish-deputeti dhe Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë që marrëveshja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, për të garuar bashkë në zgjedhje, është një sinjal që është ndjerë edhe më parë.

“Për mua është me rëndësi që të themi se një energji që kanë ndërtuar Osmani dhe Kurti, tash e sa kohë është në një ‘ombrellë’. Kjo pikëpyetja se a do të kemi subjekt është shuar dhe besoj që Osmani dhe Kurti, do të garojnë në këto zgjedhje nën parullën e luftës kundër korrupsionit dhe ndryshimin e tërësishëm të gjeneratave”.

Sejdiu në Klan Kosova, ka thënë që Kurti dhe Osmani po besojnë që do t’i marrin 600 mijë vota.

“Po duan të përçojnë një mesazh elektoral që po shkojnë për numra të mëdhenj në fitore. Sondazhet na thonë që VV-ja prin, por ky lloj momentumi që po mundohen ta ndërtojnë ka të bëjë me një thirrje për mobilizim më të gjerë popullor, që të përkrahet një ndryshim i madh në skenën politike. Në numra i bie që 600 mijë vota duhet t’i marrë VV-ja që t’i sigurojë 80 deputetë”.

Sipas Sejdiut, gara më e madhe e tyre ka të bëjë me “sulmimin” sa më të madh ndaj LDK-së.

“Gara Osmani-Kurti është për të fituar sa më shumë vota dhe për të goditur sa më shumë LDK—në. ‘Bazeni’ i ri i votave për VV-në është LDK-ja dhe ata po duan që të marrin sa më shumë vota në këtë bazen, pasi po mendojnë që kështu ecin përpara”, u shpreh ai.