Fjalë Kyçe

Ish funksionari Azem Vllasi shpreh besim në Qeverinë Kurti: Shpresë se do të funksionojë pa korrupsion

Ish funksionari Azem Vllasi shpreh besim në Qeverinë Kurti: Shpresë se do të funksionojë pa korrupsion

Ish funksionari komunist Azem Vllasi ka shprehur besimin e tij për Qeverinë e re Kurti II.

Sipas tij, qeveria “Kurti ll” është është shpresë që shteti do të funksionojë mirë dhe pa korrupsion.

Vllasi thotë se mbetet të shihet nëse Kurti do t’i përmbushë premtimet e dhëna përballë votuesve.

“Kjo është Qeveri e shpresës se shteti do të funksionojë më mirë. Pa korrupsion dhe me institucione stabile e të përgjegjshme. Mbetet të shohim nëse z. Kurti do t’i përmbushë premtimet dhe pritjet e votueseve të tij”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, Vllasi thotë se shanset janë që Vjosa Osmani të zgjidhet në rundin e tretë.

“Vjosa Osmani ka shansa të zgjidhet presidente. Së paku në votimin e tretë kur do t’i ketë votat e deputetëve që votuan Qeverinë. Plus disa nga deputetët e LDK-së. Partitë opozitare kanë mundësi që ta propozojnë edhe një kandidat sipas nenit 86 të Kushtetutes. Por në votimin e tretë znj. Osmani ka shanse më të mëdha”, ka thënë Vllasi në një prononcim për portalin IndeksOnline.

Vllasi përmend faktin se ish-partiakët e Osmanit mund të mos kenë unanimitet lidhur me këtë çështje.

“Nëse LDK-ja merr qendrim që ta votojë Osmanin, gjë që është e mundshme, atëhere ajo do të zgjidhet në votimin e parë. Por në LDK mund të mos ketë unanimitet për këtë”, ka theksuar ai.

Ndryshe, zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse kjo dështon në dy raunde, organizohet votimi i tretë ku pretendenti për president duhet të ketë së paku 61 vota, por gjithsesi duhet të jenë në sallë 80 deputetë nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.