Fjalë Kyçe

Ish-gjyqtari i njohur kosovar emërohet trajner te skuadra e Ballkanit

Ish-gjyqtari i njohur kosovar emërohet trajner te skuadra e Ballkanit

Ballkani i Therandës pritet ta emërojë këtë të shtunë në postin e drejtorit teknik, ish-gjyqtarin e njohur kosovar, Ismajl Kasumin.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të FC Ballkanit për Gazetasheshi.com të cilët kanë bërë të ditur që Kasumi këtë të shtunë (23 mars) do prezantohet në pozitën e re.

Klubi nga Theranda kështu përforcon udhëheqësinë e klubit me një kuadro siç është Kasumi, duke dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin për të dërguar klubin në një piadestal më të lartë organizimi.

Kujtojmë që Kasumi është njëherit edhe babai i gjyqtarit të njohur kosovar me stemën e FIFA-s, Besfort Kasumit.