Fjalë Kyçe

Ish-kandidati i PDK-së për deputet jep dorëheqje nga Telekomi

Ish-kandidati i PDK-së për deputet jep dorëheqje nga Telekomi

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai do të vazhdojë punën në Telekom, mirëpo jo në pozitën e njëjtë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, vet Abazi.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm që çdoherë të jetë në shërbim të Telekomit.

“Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje”, ka thënë Abazi për gazetën “Epoka e re”.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit, Menduh Abazi ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.