Fjalë Kyçe

Ish-këshilltarja e Haradinajt: Kurti i dha sot lajm të mirë Serbisë

Ish-këshilltarja e Haradinajt: Kurti i dha sot lajm të mirë Serbisë

Ish-këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj-Stublla e ka quajtur lajm të mirë për Serbinë paralajmërimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

Me një status në Facebook, Meliza e ka uruar Kurtin për bashkëpunimin me Serbinë.

“LAJM I MIRË PËR SERBINË VJEN NGA KRYEMINISTRI I RI I KOSOVËS KURTI!

Përgjigje pozitive nga Kurti për Vuçiqin në thirrjen: ‘Molim te’ hiqe taksën…

Ndalja e 1.3 milionë € humbjeve në ditë për Serbinë.

Rikthim i pushtimit ekonomik serb në Kosovë.

Përgjigje negative opozitës dhe Kryeministrit Haradinaj.

Zvogëlim i kapaciteteve prodhuese vendore.

Rritje e papunësisë në Kosovë.

Urime bashkëpunimi me Serbinë!