Fjalë Kyçe

Ish-komandantët e Drenicës në Burojë, festojnë lirimin e Sylejman Selimit

Ish-komandantët e Drenicës në Burojë, festojnë lirimin e Sylejman Selimit

Paneli për lirim me kusht dje ka liruar nga burgu, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Lirimi i tij, ka bërë që të mblidhen ish-komandantët e Drenicës në Burojë, për të festuar lirimin Selimit.

Në këtë kremte po merr pjesë; Presidenti Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg. Telegrafi

Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë.