Fjalë Kyçe

Ish-kryediplomatja: A do të valonte flamuri i Kosovës nëse shteti ynë do të ishte pjesë e Open Ballkans

Ish-kryediplomatja: A do të valonte flamuri i Kosovës nëse shteti ynë do të ishte pjesë e Open Ballkans

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka postuar një fotografi e cila ishte shpërndarë në rrjetin social Twitter, ku shihet ndërtesa në Beograd, ku u mbajt takimi i ‘Open Ballkan’.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka bërë një pyetje retorike se nëse Kosova do të ishte pjesë e kësaj nisme, a do të valonte flamuri i Republikës së Kosovës para kësaj ndërtese.

“Absolutisht JO. Prandaj kjo fotografi edhe simbolikisht dëshmon marrëzinë që do të mund të bënte Kosova nëse vetëm do e konsideronte si ide”, shkroi Haradinaj-Stublla.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka pritur sot në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët pati disa takime në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.