Barcelona po mendon të bëjë një lëvizje befasuese, për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll të Chelsea.
Fjala është për Alvaro Morata, për të cilin katalanasja “Sport” shkruan sot se synohet huazimi i tij në “Camp Nou”.
Edhe vetë 26-vjeçari thuhet se është i interesuar për në një lëvizje të tillë në merkaton e janarit, nëse Chelsea do të jetë në gjendje të gjejë një zëvendësues për të.
Marrëveshja, gjithashtu, varet nga gjigantët katalanas, nëse mund të shesin dy lojtarë të tjerë; Denis Suarez dhe Munir. Vetëm në këtë mënyrë janë gati ta marrin Morata në huazim për një periudhë 6-mujore.
“Sport” konfirmon se Barcelona nuk ka bërë ndonjë ende ofertë për të nënshkruar me Morata, por po e peshon si mundësi.
Atletico Madrid dhe Sevilla, gjithashtu, kanë shprehur interesimin e tyre për të nënshkruar me spanjollin ndërkombëtar, pasi Morata duket se do t’i japë fund eksperiencës së së tij pa lavdi në Angli, transmeton telesporti.
“Rojiblancos” iu bashkuan “gjuetisë” për Morata më parë, këtë javë, në një përpjekje për të zëvendësuar Diego Costa, i cili aktualisht po shërohet nga një dëmtim në këmbë.