Ish trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, do të ndërpresë bashkëpunimin me Celticun, për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez.
Rodgers është pjesë e Celtic që nga viti 2016, me të cilën skuadër ka fituar edhe dy tituj të Skocisë.
‘SkySports’ raporton se 46 vjeçari ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.
Te Leicester City, Rodgers do të zëvendësojë të shkarkuarin Claude Puel.