Fjalë Kyçe

Ish-ushtari i UÇK-së drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, kjo është poezia e tij prekëse për atdheun

Ish-ushtari i UÇK-së drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, kjo është poezia e tij prekëse për atdheun

Blerim Leci është njëri nga ish ushtarët e UÇK-së i cili së fundmi ia ka mësyer Gjermanisë për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët e tij.

Por, dashuria dhe malli për atdheun ka bërë që ai të shkruaj poezi prekëse në Facebook.

“Kur valigjet mora në dorë, nuk e pata të lehtë

kur fëmijëve i ktheva shpinën nuk e pata të lehtë,

kur shtëpisë i ktheva shpinën nuk e pata të lehtë,

i fshina lotët, por prapë më tradhtuan.

Vendi im, u mundova të t’jap gjithçka nga vetja

edhe jetën ta dhash, u betova për ty

nuk prita që një ditë do t’lë,

që do t’detyrohem të marr rrugën e vështirë të gurbetit.

Punoj natë e ditë, por as kjo s’më kënaq

as paraja s’ka vlerë këtu,

me mendje atje, me trup këtu

edhe ëndërrat kanë pamje tjetër, nuk më kënaqin.

Një ditë, pres të kthehem

ndoshta nuk burgosem pas tij përgjithmonë,

ndoshta ti o vendi im, do kesh prapë nevoj për mua,

e atëherë do të kthehem, kur bukën e gojës mund ta nxjerr prej teje”