Fjalë Kyçe

Ish-ushtari i UÇK-së nga Bujanoci nuk ka kulm mbi kokë

Ish-ushtari i UÇK-së nga Bujanoci nuk ka kulm mbi kokë

Erdhi nga Bujanoci me një qëllim të qartë para vetes. Të luftoj për t’i çliruar tokat shqiptare nga okupatori serb. Këtë rrugëtim të gjatë Basri Sylejamni e filloj duke dhënë betimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj ushtrie do t’i shërbente që nga viti 1998 deri në fund të luftës. E kur shteti i Kosovës u rehatua, tani radha ishte ta rehaton veten. Por Sylejmani nuk do ta mendonte kurrë që kjo pjesë do të ishte më e vështirë se ajo e luftës.

Duke jetuar për 22 vite në banesa me qera në Kosovë, pasi që e ka të pamundur të kthehet përsëri në vendlindje për shkak të luftës, bashkëluftëtarët e tij u bënë bashkë për t’i gjetur nje zgjidhje te vendbanimit.

Gjatë këtyre viteve, ndoshta Sylejmani do të mund të zgjidhte edhe ndonje rrugë tjetër që tani kushtet t’i kishte më ndryshe.

Por, ai zgjodhi rrugën më të vështirën e më të ndershmen, atë të punës me ndjersë. Me po të njejtat ndjersë që i dha për çlirimin e Kosovës nga forcat paramilitare serbe.

Babai i tre fëmijëve që tani është i martuar me një grua nga Mitrovica, nuk ishte në gjendje të flas para kamerës, pasi që ndjehet i turpëruar. Mirëpo, turpi duhet t’i mbuloj të tjerët e jo ushtarët e UÇK-së, sipas komandantit të tij.

Në gjendje pothuasje të njejtë ka edhe ushtarë të tjerë, mirëpo Lladrovci thotë që ndaj tij kanë edhe një borxh moral. Deri më tani kësaj iniciative i janë bashkuar shumë vullnet mirë, mirëpo nevojiten akoma më shumë të holla për t’i siguruar një vendbanim të përhershëm.

Në kohë të luftës ushtari i ardhur nga Bujanoci i braktisi të gjitha përfshirë edhe shtëpinë e tij për të kontribuar në Kosovë, e në kohë të paqes një shtëpi për tre fëmijët e tij do të ishte më e pakta që mund t’ia kthejë populli i Kosovës atij.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Basri Sylejmanin mund të kontaktojnë në këtë numër +38344145424.