Fjalë Kyçe

Ish-ushtari i UÇK-së, ofroi 50 mijë euro për atë që ka informacionin se kush ishin ushtarët dhunues në fotografin e Brovinës

Ish-ushtari i UÇK-së, ofroi 50 mijë euro për atë që ka informacionin se kush ishin ushtarët dhunues në fotografin e Brovinës

Deputetja Flora Brovina tronditi Kosovën me publikimin e një fotografie, me të cilën pretendohej se po shfaqej një grua shqiptare duke u dhunuar nga tre ushtarë serbë, e cila më pas pati efekt më të madh tronditës kur u kuptua se ishte foto e rreme.

Kjo ngjarje kishte tronditur edhe ish-ushtarin e UÇK-së, Ridvan Tahiri i njohur me nofkën “Riki”, i cili kishte bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku kishte ofruar 50 mijë euro për personat që kanë informacionin se kush janë ushtarët që shihen duke e dhunuar gruan kosovare në luftë.

E pikërisht për këtë iniciativë në T7 Ridvan Tahiri, ish-ushtari i UÇK-së tha se në momentin kur e ka parë fotografinë është ndier mjaft keq dhe kam reaguar me vrull, e kjo ka bërë që ai të interesohej të bashkëpunoj me institucionet për zbardhjen e këtyre krimeve.

Më tej ai tregon se në momentin kur e kishte bërë postimin ka marrë rreth 200 mesazhe por shumë pak nga ta kanë qenë të besueshëm pasi që ai thotë se pas fotografive të personave ka kërkuar dëshmi, nga dërguesit.

Ndërkohë Tahiri tregon për një mesazh të besueshëm që ka marrë nga një Serb i cili flet për një person i cili kishte jetuar ne veri të Mitrovicës dhe dyshohet të ketë kryer krime të tilla.

Po ashtu ai ka treguar se i ka shkruar edhe një person i cili i ka thënë se edhe një kurir i një shkolle kishte disa të dhëna lidhur me dhunimet por kishte kërkuar që t’i ruhej identiteti, e Tahiri thotë se është duke u marrë me rastin.

Në mesin e mesazheve Tahiri tregon se ka pasur edhe mesazhe kërcënuese nga serbët ku e kanë kërcënuar se do ta vrasin, e mënyra të ndryshme kërcënuese e disa nga to kanë qenë edhe vrasja e fëmijëve të tij në sy të tij.

Mesazhe të tilla ai kishe marrë edhe më herët pas një kundërpërgjigje që i kishte bërë një qytetarit serb i cili kishte kërkuar nga Aleksandër Vucic të futej në Kosovë.

“Nëse dëshiron të futesh në Kosovë duhet të marrësh leje nga institucionet Kosovare dhe jo nga Aleksandër Vucic, e kur të futesh në Kosovë duhet të marrësh me vete edhe certifikatën e vdekjes”.

Ai gjithashtu porositi që mos të harrohet e kaluara, dhe potencoi se duhet të bashkëpunohet me institucionet e vendit dhe nëse dikush ka informacione. Tahiri thotë se është në gjendje t’i gjejë 50 mijë euro edhe nëse i duhet të shes pasurinë, e tij vetëm t’i qetësojë zemrat e shumë nënave shqiptare.

Ani pse ish ushtar i UÇK’së, Tahiri thotë se shpesh herë është etiketuar si spiun i Izraelit por ai thotë që secili njeri që mund të i shërbejë vendit të tij edhe nëse duhet të jetë spiun të jetë spiun vetëm për vendin e tij.

“Unë mund të jem spiun i vendit tim, vetëm për të mirën e vendit tim, asnjeri nuk është spiun nëse i do të mirën e vendit të tij”, tha Tahiri

Por se ka fotografi si ajo e fundit e cila është shfaqur në Kuvendin e Kosovës Tahiri tha se është shumë e vërtetë.

“E nëse do ta kapja një person i cili kishte kryer krime të tilla në Kosovë do e dërgoja në organet e rendit që të merren me të. Rasti i Vasfije Krasniqit është një rast të cilin duhet ndjekur të gjitha gratë që kanë qenë të dhunuara, pasi që ajo është një Heroinë”, tha Tahiri.