Fjalë Kyçe

Ish-ushtari i UÇK-së refuzon ftesën nga Specialja

Ish-ushtari i UÇK-së refuzon ftesën nga Specialja

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Bashkim Gashi nga Suhareka e ka refuzuar ftesën për intervistim nga kjo gjykatë.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale”.

“Meqenëse Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjerojmë që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët”, thuhet në njofimin e organizatës së veteranëve.