Fjalë Kyçe

Ishin të sigurt për fitore: Këta janë gjashtë ish-deputetët që nuk arritën të futen në Kuvend

Ishin të sigurt për fitore: Këta janë gjashtë ish-deputetët që nuk arritën të futen në Kuvend

Tashmë gjithçka është e qartë sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit! Dihet për fituesit më të mëdhëjnë e për ata që ishin të bindur në fitore, por nuk arritën të sigurojnë një ulëse në Kuvend.

Milaim Zeka, Dardan Molliqaj, Labinot Tahiri janë vetëm disa nga ish-deputetët e Parlamenti që ishin të bindur në fitore, të cilët fatkeqësisht humbën thëllë, ani pse pretendimet e tyre ishin të ishin më të votuarit në zgjedhjet e fundit.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 nga këta deputetë që premtuan e besuan shumë tek qytetarët për një votë por dështuan, ndoshta shumë thellë, si p.sh Molliqaj që në matematikat e tij e shihte Vetëvendosjen si humbëse e PSD’në fituese, pak a shumë edhe Zeka me krijimin e partisë së tij të re njësoj mendoi.

Milaim Zeka, që ishte edhe kandidat për kryeministër nga Partia Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka, në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka arritur t’i fitojë votat për mandat në Kuvendin e Kosovës.

Nga numërimi i të gjitha votave të rregullta, partia e Milam Zekës, mori vetëm 1 mijë 78 vota apo 0,14 për qind. Ndërsa, në fshatin nga i cili vjen Zeka, Abri e Poshtme, në qendrën e votimit 2121, ai i mori vetëm 9 vota, ndërsa kujtojmë që zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte marr mbi 12 mijë vota.

Dardan Molliqaj, që njihej si një deputetët më të zhurmëshëm në legjislaturën e kaluar, këtë herë nuk ia doli. Ai dështoi fillimisht në vendilidjen e tij duke marrë vetëm 800 vota.

Molliqaj në vitin 2017-të kishte 49 mijë vota, kurse tash ka arritur të siguroi vetëm 3 mijë e 826 vota. Gjatë zgjedhjeve të 2017’ës, Molliqaj ishte personi i tretë më i votuar në listën e LVV’së.

Labinot Tahiri, që dorëzoi pasaportat për t’u solidarizuar me qytetarët e Kosovës, e që ishte i njëri prej kandidatëve që pretendonte se ka shumë njerëz prapa vetes, nuk ia doli të sigurojë një ulsëse në Kuvend, pasi nuk ka marrë më shumë se 4 mijë vota.

Ndërsa, kujtojmë që Labi në legjislaturën e kaluar sa ishte në AKR kishte marrë 15 mijë e 563 vota.

Kurse Lidhja Demokratike nuk do ta ketë deputete Besa Gaxherin e cila ishte shumë kritikues në Kuvend. Ajo mori mbi 5 vota por nuk i mjatfuan për të hyrë në Kuvend. Besa Gaxherri, deputetja veterane e LDK’së nuk ka arritur që të merr këtë herë votat e mjaftueshme për deputete, atë e kanë mposhtur prurjet e reja në parti që ka sjellë kandidatja për Kryeministër, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Gaxherri ishte ndër deputetët më të rregullta të legjislaturës së fundit, duke qenë pjesë e shumicës së seancave. Përveç që ka qenë e rregullt, Gaxherri ka qenë edhe aktive në kuvend për çështje të ndryshme.

Xhavit Haliti, i cili pati një konfilit me Arben Gashin në Kuvend nuk ka marrë vota mjaftueshëm sa për të kaluar pragun për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Haliti, ka marrë vetëm 734 vota në kryeqytet. Kujtojmë që Haliti ka qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

Muharrem Nitaj, dora e djathtë e ish-Kryeministrit nuk ia doli të zgjedhet sërish deputet, ndërsa karriga. Nitaj akuzoi bashkëpartiakët për vjedhje votash gjatë procesit zgjedhor duke lënë të kuptohet se nuk mori vota mjaftueshëm, ndërsa emri i tij, nuk figuron as në listën e publikuar me deputetët e mundshëm të AAK’së.

Zgjedhjet e 6 tetorit ishin të befasishme për shumë ish-deputetë, të cilët i hynë garës, por nuk ia dolën në krye.