Fjalë Kyçe

Ishte dënuar për korrupsion, tash PDK e cakton anëtar në KKZ

“Kemi qenë nëpër gjyqe pa kurrfarë nevoje, vendimet janë pozitive, kryetari është i lirum në gjykatën e shkallës së dytë, ndërsa landa ime personale, osht nda, osht në rigjykim dhe osht mar ni vendim pozitiv”, ka thënë Kabil Hajdari.

Një pjesë e deklaratës së Kabil Hajdarit, ish-asamblist i PDK-së dhe ish-ushtrues detyre i kompanisë “Universal”, është e vërtetë, raporton KTV.

Megjithëse insiston se kishte dalë si i pafajshëm nga procesi ku ishte i akuzuar bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, kjo kishte ndodhur për njërën prej veprave për të cilën akuzohej, atë për shmangie nga tatimi.

Apeli e kishte liruar ish-kryetarin Arifi nga akuza për shpërdorim të detyrës zyrtare, por jo edhe Hajdarin dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjykata Themelore e Gjilanit, Hajdarin e kishte dënuar me 1 vit burgim me kusht, për një periudhë verifikimi prej 2 vjetësh.

Dënimi i ishte vërtetuar nga Apeli në janar të vitit 2015, e pas kthimit në rigjykim për veprën shmangie nga tatimi, dy vjet më vonë, ishte refuzuar aktakuza nga trupi gjykues.

Partia Demokratike e Kosovës, Hajdarin e ka dërguar për zyrtar të saj në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, organ ky përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit të kësaj komune.

Hajdari thotë se po e respekton punën ku e ka dërguar partia.

Edhe kryetari i degës së PDK-së në Viti, Bekim Azizi, nuk e sheh problematik angazhimin e Hajdarit në KKZ, pavarësisht problemeve me drejtësinë dhe thotë se aty është dërguar si jurist me përvojë.

Partia Demokratike e Kosovës, në prag të zgjedhjeve të parakohshme, kryefjalë të fushatës e ka luftën kundër nepotizmit dhe korrupsionit, pavarësisht se një numër i zyrtarëve e ish-zyrtarëve të saj, janë përballur e vazhdojnë të përballen me procese gjyqësore për akuza të tilla.