Tupac Mosley, 17 vjeçar, ka marrë një mesazh nga nëna e tij të martën ku ajo i kumtonte lajmin se kishte fituar bursa me vlerë 3 milionë dollarë pasi kishte treguar suksese të mëdha në studimet e shkollës së mesme.
Bursat, që janë dhënë të dielën në shkollën e mesme Raleigh, gjatë ceremonisë së diplomimit, ishin nga fillimi i faqe deri në tjetrën. Mosley që kishte një mesatare 4.3 GPA, ishte në skenë. Ai ndihej i shokuar.
Një kohë Mosley ishte i pastrehë në rrugët e Memfisit. Babai i kishte vdekur kur ishte në vitin e dytë në studime. Pasi që i vdiç babai filluan vështirësitë e mëdha financiare. Por profesorët, drejtori dhe antarë të tjerë të stafit e kishin ndihmuar gjatë kësaj kohe.
“Nuk prisja që të isha unë personi që do reprezentonte komunitetin tim në këtë kalibër”, tha Mosley.
“Tani e shoh ndikim e vërtet që mund të kem në fëmijë që po kalojnë në situata të njejta sikur unë, apo ndoshta edhe më të vështira”
Semestri i fundit i Mosley ishte më i vështiri për shkak të asaj që po ndodhte në jetën e tij. Në shkurt atij iu desht që të zhvendosej nga shtëpia e tij dhe menzi tani ka gjetur një vendbanim të përhershëm.
Mbështetja që e ka marrë nga të gjithë e ka motivuar atë që të bëhet më i mirë.
“Gjatë kohës kur jam ndierë që kjo është shumë për mua, kjo është e papërballueshme, dhe se nuk mund të vazhdoja më, gjithmonë ka pasur zëra që më motivonin të të mos dorëzohesha. Nuk doja që të i zhgënjeja ata”, shtoi Mosley.
Ai shpreson që të kthehet në Memfis mbas studimeve që të i ndihmojë të tjerë të rinjë që janë të mirë në studime.