Fjalë Kyçe

Ishte raportuar si i zhdukur, gjendet në Merdar

Ishte raportuar si i zhdukur, gjendet në Merdar

Një person i raportuar si i zhdukur, është gjetur në pikën kufitare në Merdar.

Policia gjatë verifikimit ka parë se personi kërkohej nga gjykata dhe se më parë ishte raportuar i zhdukur.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person i kërkuar nga gjykata ndërsa kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.