Për dallim nga shumë ishuj që janë “gëlltitur” nga turizmi, Karpathos është ndryshe. Për shumicën ky është një mister, kurse turistët së fundmi janë duke i tërhequr çdo herë e më shumë plazhet e fshehta.
Tradita e bujshme që edhe sot e kësaj dite vazhdon të ruhet me fanatizëm në ishullin grek Karpathos, është dëshmia më e mirë e këtij ishulli me 7 mijë banorë, transmeton Telegrafi.
KK Prishtina organizon turneun ndërkombëtar ‘Prishtina Open 2019’
Në shikim të parë nuk ka ndonjë dallim nga ishujt e tjerë në Greqi, por edhe pse është larg vetëm një orë e gjysmë nga Athina, në këtë ishull koha sikur është ndalur.
Numri më i madh i banorëve jetojnë në Pigadij, por më i veçanti është fshati Olympos në pjesën veriore të ishullit ku sundojnë gratë.
“Nuk ekzistojnë shumë vende në botë që e përshkruajnë veten si një komunitet matriarkale. Është diçka krejt e ndryshme nga ajo që jemi mësuar ta shohim”, ka deklaruar turistja Katie Sail.
Në afërsi të fshatit është zona bujqësore Avlon, një vend ku që nuk ka internet, dyqan apo furrë. Komuniteti matriarkal është i njohur si vendi “ku rolin kryesor e kanë femrat”.
“Në shumë shoqëri fuqia e femrës është sekret, por jo edhe në Olympos. Femrat kanë fuqi të veçantë të menaxhojnë me gjithçka dhe të mbijetojnë pa ndonjë problem në këtë ishull”, thotë Fotein Frak.