350 banorët e ishullit Sommaroy, aty ku në kohën e mesnatës dielli nuk largohet nga horizonti, shpresojnë që ta lirojnë veten nga tirania e kohës dhe ta deklarojnë këtë ishull të vogël të Norvegjisë, zona e parë në botë pa kohë.
“Në të gjithë botën, njerëzit janë të karakterizuar nga stresi dhe depresioni” tha Kjell Ove Hveding, lideri i kësaj kampanje në ishull, për televizionin publik të Norvegjisë, NRK.
“Në shumë raste kjo mund të lidhet nga ndjenja se jemi në kurth të cilin e ka ngritur ora. Ne do të jemi një zonë e liruar nga koha, ku të gjithë mund t’i jetojnë jetët e tyre ashtu si duan … Qëllimi ynë është që të kemi fleksibilitet të plotë 24/7. Nëse dëshiron dikush që të punojë në 04:00 të mëngjesit, ai mund ta bëjë” tha ai, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Edhe banorët e ishullit, të cilët shumicën e të ardhurave i marrin nga turizmi, janë duke bërë thirrje të hapur që të braktiset koncepti i orës, dhe t’i lejojë njerëzve “të bëjnë atë që ata duan”.
Sommaroy, nga Nëntori në Janar gjendet në errësirë, por banorët e dinë se kur dielli lind më 18 maj, nuk do të perëndojë deri më 26 korrik.
Banorët thonë se ata e shijojnë diellin e mesnatës, dhe gjithashtu e shijojnë një kafe në plazh gjatë kohës kur është ora 02:00 pasmesnate.