Fjalë Kyçe

Ismaili dhe Sejdiu përurojnë 43 barnatore në QKUK, thonë se do të bëhen 101

Ismaili dhe Sejdiu përurojnë 43 barnatore në QKUK, thonë se do të bëhen 101

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka përuruar sot 43 nga 101 barnatoret e reja në QKUK.

Ismaili, siç njofton kumtesa, ka thënë se çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar.

Ismaili tha se “asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale”.

“Për 20 vjet nuk ka pasur asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Me këto 101 barnatore asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale”, tha Ismaili.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se ky projekt do të luaj një rol të rëndësishëm në furnizimin më të mirë me barna për pacientë.

“Edhe ky është një projekt tjetër në zbatimin e politikave tona me qendër pacientin. Tani të gjithë pacientët do t’i kanë barnat e sigurta dhe të ruajtura në kushte optimale”, tha drejtori Sejdiu.

Aktualisht, janë përfunduar 43 barnatore të reparteve dhe 9 të klinikave të QKUK-së.