Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili ka folur në lidhje me çështjen e energjisë elektrike.
Ai tha se qytetarët mundohen të gjejnë mënyrën më të mirë që t’i plotësojnë nevojat veta.
“Është shumë e natyrshme sjellja eqytetarëve, qdo qytetarë do të mundohet me gjet mënyrën më të mirë për me i plotësu nevojat veta, në këtë rast me energji, ai normalisht se do të orientohet nga burimi në i leverditshëm dhe kjo nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh ai.
Ismaili gjithashtu tha se njëri shkaktar të kësaj situate janë çmimet artificialisht të ulëta të energjisë elektrike.
“Duke i mbajtë çmimet artificialisht të ulëta të energjisë elektrike, qytetarët janë vetorientuar që të gjitha shërbimet t’i kryejnë me energji elektike, edhe të ngrohen me energji elektrike, i kanë hequr drutë, thëngjillin”, tha ai në klankosova.
Ish-ministri tha se këto çmime e kanë sjellë qytetarin në një situatë të pavolitshme.
“Duke i mbajt çmimet e ulëta, më shumë se 10 vjet radhazi në një mënyrë e kemi sjellë edhe qytetarin, konsumatorin në një situatë të pavolitshme.10 vjet radhazi të ishin rrit çmimet gradualisht dhe qytetari do ta vërente këtë, atëherë do t’i kishim dhënë kohë të mjaftueshme edhe qytetarit që të gjejë zgjidhje alternative”, shtoi ish-ministri.
Tutje, ai u shpreh se shpreson që shpreson se kjo krizë globale, nga pranvera të fillojë të zbutet dhe kjo të mbetët një mësim i mirë që të mos i mbajmë çmimet artificialisht.