Fjalë Kyçe

Ismaili thotë se asnjë mjek specialistë s’do mbetet pa punë

Ismaili thotë se asnjë mjek specialistë s’do mbetet pa punë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në vizitën e tij të realizuar në Spitalin e Prizrenit bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se para të pranishmëve se ky vit do të jetë përplot investime në sektorin që ai drejton.

Veç kësaj Ismaili ka thënë se me kërkesë të kryeparlamentarit Veseli, së shpejti do të krijohen vende të reja pune për mjekët specialistë, duke pohuar se nuk do të mbetet asnjëri nga ta i papunë, njofton Klan Kosova.

”Pas ligjit të pagave që ka kaluar, kemi zgjedh Prizrenin si vend për ta vizituar si një qytet i bukur dhe një spital shumë i respektuar”.

”Në sektorin shëndetësor ishte punuar shumë por nuk ka pasur përkrahje institucionale. Kemi konsideruar që një sistem ku trajtohet pacienti duhet punëtorët shëndetësorë ta kenë një lloj mirëqenie të jenë të trajtuar mirë”.

”Ky ligj i pagave është synuar të luftojë disa padrejtësi që me vite e vite janë ballafaquar”.
”Edhe këtë vit do shpallim pozita të reja pune për mjekët tanë. Nuk do të lëmë asnjë specialist të papunë”.

”Nuk janë përfunduar të gjitha sfidat në sektorin e Shëndetësisë. Do të kemi investime shumë të mëdha.

Do ta shohim Shëndetësinë në një pozitë edhe më të mirë sesa ajo që kemi lënë në vitin e kaluar”.

”Ne kemi një sistem shëndetësor që ka më së paku kokë banori në rajon. Ndaj edhe kryetari Veseli më ka shtyrë që të mos lëmë asnjë mjek specialistë të papunë”.

”Sepse atyre duhet lejuar të kryejnë punën e tyre për të cilën edhe janë shkolluar. Shpresoj që ligji i pagave do e zbus padrejtësinë që iu është bërë ndër vite”.

”Ky nuk është fundi në sektorin e Shëndetësisë, kemi forma të tjera për të shtyrë kompensimin”.

”Është një politikë që i lë mjekët në Kosovë e nuk lejon që ata të dalin jashtë Kosovës për të kërkuar punë apo pacientët për të shkuar jashtë Kosovës për të kërkuar shërim”.