Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali, edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë ligjin që siguron rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.
Ismaili i ka ftuar deputetët që të mos i qesin pengesa këtij ligji duke rrezikuar që gjithcka të kthehet në pikën zero.
“Mos krijoni një fontanë dëshirash e në fund të mos mund t’ia rrisim pagën askujt”, ka thënë ministri Ismaili.
“Ju ftoj që të votoni këto amandamente që janë të realizueshme. Ne tashmë kemi një ligj që siguron pagat më të mëdha për mjekët dhe infermierët në 20 vitet e fundit. Nëse këtyre propozimeve u qitet pengesë, gjithcka rrezikon të kthehet në pikën zero”, ka thënë ai.