Përleshjet në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë ndaluar që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor në këtë parti.
Grushte e hedhje karrigesh pati edhe të dielën në zgjedhjet e LDK-së në Vushtrri.
Sonte teksa zgjedhjet e LDK-së po zhvillohet në Mitrovicë, sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri akuzoi mediat për zmadhimin të ngjarjeve brenda partisë së tij.
“LDK nuk duhet t’i jap material partive tjera për së keqi”, ka thënë Beqiri në hapjen e garës për kryetar të degës së Mitrovicës. Gara në Mitrovicë po zhvillohet me dyer të mbyllura e kandidatë për t’u zgjedhur janë Safet Kamberi dhe Faton Peci.