Fjalë Kyçe

Ismet Beqiri merr dy poste brenda ditës

Ismet Beqiri merr dy poste brenda ditës

Ismet Beqiri ka marrur sot dy poste të rëndësishme. Sot ai fillimisht u emërua Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe nënkryetar i LDK’së.

Ismet Beqiri përmes një shkrimi në Facebook, e ka konfirmuar që ai sot ka marrë dy poste shumë të rëndësishme.

“Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Beqiri në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:

Miq të dashur,
Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së,sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .
Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.

Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.

Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.
I juaji Ismet Beqiri.