Fjalë Kyçe

Ismet Munishi e sqaron të ardhmen e Potokut dhe Topallit

Ismet Munishi e sqaron të ardhmen e Potokut dhe Topallit

Trajneri i Balkanit, Ismet Munishi, ka folur për Arbër Potokun dhe Jetmir Topallin që i janë bashkuar Feronikelit.

Sipas Munishit ata janë në huazim deri pas ndeshjeve në garat evropiane për tu bashkuar pastaj me klubin e Ballkanit.

“Jetmir Topalli dhe Arbër Potoku janë të huazuar te Feronikeli për të ju ndihmuar në garat evropiane, pastaj do të kthehen te Ballkani”, tha ai në TV Dukagjini.

Munishi së fundmi është emëruar trajner i Ballkanit.

Ai është duke punuar që t’i sjell disa lojtarë me emër në klub për të qenë konkurrues në edicionin e ardhshëm.