Ardian Maraj, banor i fshatit Vrellë të komunës së Istogut, është i diagonstifkuar me sëmundjen Neuralgjia interkostale, shkruan Gazeta Alo.
Një person nga po i njejti vend, po keqpërdorë gjendjen e tij shëndetësore për të kërkuar lemoshë kinse në saje të tij, për përfitime të veta.
Ardian Maraj për Gazetën Alo, ka thënë se rastin e ka lajmëruar në polici. Tutje, ai ka thënë se nuk ka lidhje me personin i cili ka ndërmarrë këtë iniciativë për mbledhjen e parave.
Personi S.M. tashmë një vit është shtirur si babai i Ardian Maraj dhe në emër të tij, ka kërkuar para ndërsa ky i fundit, ka thënë për Gazetën Alo se babai i tij ka ndërruar jetë që shtatë vite.
Këtë “veprimtari”, S.M e ka ushtruar afro që një vit në komunën e Istogut, Deçanit e Klinës.
“Autorizimin për mbledhjen e parave e ka vetëm ‘Shoqata Humanitare Globi’, që së fundmi kanë marrë edhe iniciativën për ndërtimin e shtepisë sime” ka thënë Maraj për Gazetën Alo.
Këtë e ka pranuar edhe shoqata në fjalë.
‘Shoqata Humanitare Globi’ ka thënë për Gazetën Alo se po merren me grumbullimin e fondeve për ndërtimin e shtëpisë së Ardianit.
Gazeta Alo ka kontaktuar me policinë në rajonin e Pejës, por këta të fundit nuk kanë dashur të prononcohen për media.
Gazeta Alo ka provuar të kontaktojë edhe me personin S.M. por kontakti me te ka qenë i pamundur. /GazetaAlo/