Fjalë Kyçe

Itali, hajduti shqiptar ikën nga burgu në mënyrë spektakolare

Itali, hajduti shqiptar ikën nga burgu në mënyrë spektakolare

Një 23 vjeçar shqiptar, i kapur duke vjedhur në një apartament, është kthyer në sensacionin e ditës në Itali pasi arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga dhomat e paraburgimit.

Episodi ndodhi në një ndërtesë e re, në ceremoninë e përurimit të së cilës në muajin prill, pat qenë i pranishëm edhe vetë ministri i brendshëm Mateo Salvini.

Elidon Gegaj, sipas mediave italiane, arriti të kalojë në një hapësirë të ngushtë boshe të krijuar mes tavanit dhe hekurave të portës që nuk mbërrinin deri lart.

Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së rojeve, i riu ka dalë në korridor është larguar pa u vënë re nga askush. U zhduk si të ishte një fantazëm, thotë shtypi vendas.

Gegaj akuzohet për vjedhje, e madje në momentin e prangosjes i ishin gjetur dhe sendet e grabitura në një banesë, pronarët e të cilës ishin me pushime.

Mes tyre kishte katër ora, katër unaza, medalje ari, vëthë etj.