Fjalë Kyçe

Iu dha lamtumira e fundit Qendresa Rashiti-Hulaj

Iu dha lamtumira e fundit Qendresa Rashiti-Hulaj

Në praninë e shumë qytetarëve, sot në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit u varros punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj, e cila papritmas ndërroi jetë të shtunën.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve, miqve dhe kolegëve, morën pjesë edhe qytetarë të shumtë, të cilët me dhembje e lot i dhanë lamtumirën e fundit Qendresës.

Qendresa Rashiti-Hulaj ndërroi jetë në moshën 29 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

Gjatë punës në Telegraf, Qendresa u çmua si punëtore e shkëlqyeshme dhe kolege shembullore.

Kolegët gjithmonë do ta kujtojnë Qendresën, punëtoren e zellshme, e cila shquhej me urtësinë, korrektësinë dhe sinqeritetin e saj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rashiti dhe Hulaj.