Një burrë në Hong Kong ka rrahur një punonjës të një restoranti McDonald’s për shkak të maskës.
Klienti, i cili kishte hyrë në restorant pa maskë, u inatos pasi punëtori i rrjetit të “fast food” i kërkoi që të vinte maskë.
Videoja e incidentit tregon se si klienti godet disa herë me grusht punëtorin dhe e rrëzon në tokë. Më pas, nis ta godasë me shkelm.
Sipas Radio Televizionit të Hong Kongut, McDonald’s ka njoftuar se nuk do t’u shërbejë më personave që nuk mbajnë maskë.