Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë. Një fëmijë ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.
Fëmijët kanë hasur granatën në vendin ku ishin duke luajtur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kokërdhak në Bulqizë të Shqipërisë.
Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i granatës, ndërsa bashkëmoshtari i tij është nisur me helikopter drejt Tiranës.