Fjalë Kyçe

“Iu thamë hetoni se është vdekje e dyshimtë, me gjasë provat janë shkatërruar”

“Iu thamë hetoni se është vdekje e dyshimtë, me gjasë provat janë shkatërruar”

Eksperti i pavarur, Besim Laitfaj i cili u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit, bashkë me Besim Ymajn, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kishin kërkuar që vdekja e Deharit të hetohej si vdekje e dyshimtë, duke shtuar se kjo nuk ndodhi dhe provat mund të jenë shkatërruar.

Latifaj ka shkruar se futja e shishes është bërë me një presion shumë të madh, gjë që sipas tij, e bën shumë të pabesueshëm vet shkaktimin.

Postimi i plotë:

Sipas eksperteve të Prishtinës: Shkaku i vdekjes është bllokimi i rrugëve ajrore dhe me besueshmëri janë dëmtime të VETESHKAKTUARA “hezitante” d.m.th ai vetë e ka fute me vullnet shishen.
!!!!!!!!!
Koment:

1. Ky vete shkaktim është unlikely thanë ekspertët nga Anglia, Shqipëria (në dhjetor 2016) dhe nga Zvicra (tetor 2019).

2. Për më tepër futja e shishes është bërë me një presion shumë të madh, gjë që e bën shumë të pabesueshme vetë shkaktimin.

Iu thamë hetoni se është vdekje e dyshimtë por kjo nuk ndodhi -3 vjet u humben/ dhe me gjasë provat janë shkatërruar.

3. Nëse jeni hezitant ose në mëdyshje, nuk bëni diçka menjëherë ose shpejt sepse jeni nervoz ose nuk jeni i sigurt.

Kur dikush heziton që e ka domethënien është në mëdyshje atëherë kjo nuk ndodh.

4. I lumtë kryeprokurorit për hapjen e hetimeve dhe për përzgjedhjen e prokurorit të ri për këtë rast.