Fjalë Kyçe

Iu vranë katër djem në masakren e Qirezit: Njëri nga djemtë u mundua të luftonte me sëpatë me serbët

Iu vranë katër djem në masakren e Qirezit: Njëri nga djemtë u mundua të luftonte me sëpatë me serbët

Qirezi dhe Likoshani i Skenderajt, janë dy fshatrat ku u kryen masakrat e para në popullsinë civile në Kosovë.

24 persona të pambrojtur u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

E sot pas 24 vjetëve Sheremet Sejdiu, kujtoi momentet rrënqethëse nga kjo ngjarje tragjike.

Këtij të fundit iu masakruan katër djemtë, dy prej tyre binjakë.

Ai tha se njëri nga djemtë e tij ishte mundur të luftonte me sëpatë me ushatërt serbë.

“Bekimi është munduar. Ka thënë “S’ka bir nëne që mundet të hyj në oborrin tim. Ata posa kanë hyrë i kanë thyer dyert e oborrit me armë”.

” Më kanë thënë që t’i mbulojë trupat e viktimave. Unë thashë: “Jo le te shohin se çka kanë bërë serbët”.

“Dhimbje po dhe nuk i harrojmë kurrë. Por, kanë shkuar për këtë vend dhe për këtë liri. Nuk e kam të lehtë”./klankosova.