Fjalë Kyçe

Izraeli dhuron 93 karroca për Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës

Izraeli dhuron 93 karroca për Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës

Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit Esawi Frej dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Shoqatën Handikos

Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit Esawi Frej dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Shoqatën Handikos (Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës), të cilës me këtë rast i janë ndarë 93 karroca.

Ministri Krasniqi nënvizoj se ky donacion është i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Kosovës.

Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndihet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi të ndihmojë Handikos-in me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.

Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera.