Izraeli do të mbajë në muajin prill zgjedhje të përgjithshme të parakohshme , njoftoi zëdhënësi i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, pasi anëtarët e koalicionit qeverisës u takuan për të diskutuar rreth dallimeve për legjislacionin.
“Koalicioni qeverisës vendosën njëzëri të shpërndajnë parlamentin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja në fillim të prillit” tha zëdhënësi përmes rrjetit social Twitter, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Netanyahu, tani në mandatin e tij të katërt si kryeministër, ka qeverisur me një shumicë prej 61 vendesh në parlamentin 120-anëtarësh.