Një mineral – i cili besohej se ekziston vetëm në planetë të tjerë – është gjetur në Tokë nga një kompani minerare izraelite, shkruan gazeta izraelite Haaretz.
Carmeltazite u shtua në listën zyrtare të mineraleve të njohura këtë javë pasi u miratua nga Shoqata Ndërkombëtare Mineralogike (IMA).
Taub Avi, drejtor ekzekutiv i kompanisë së eksplorimit të gurëve Shefa Yamim, tha se guri u zbulua nga kompania në shkëmbin vullkanik në veri të Luginës Sevulun në Izrael.
Minerali i mbështjellë me safir, është minerali i dytë më i rëndë pas diamanteve. Guri i gjetur është 33.3 karat.
Ai u quajt carmeltazite për shkak të zbulimit të tij pranë malit Karmel dhe mineraleve që përmban – titan, alumin dhe zirconium.