Pasi ta shikoni këtë video, herën tjetër kur ta lironi dhomën tuaj të hotelit, do të detyroheni që t’i mbyllni gjërat tuaja personale.
Në fakt, një frekuentues i hoteleve vendosi ta lë të ndezur kamerën e laptopit, pasi dëshironte të dinte se çfarë bënin pastrueset e dhomave, kur janë të vetme në dhoma.
Videoja u xhirua në një hotel në SHBA, ndërsa shfrytëzuesi Stravix Vince, i cili publikoi xhirimin në kanalin Youtube, nuk ka dashur të specifikojë se në cilin hotel kishte filmuar.
“Kjo ka ndodhur më 5 nëntor … Unë isha duke qëndruar në një hotel dhe kam lënë të gjitha gjërat e mia personale në dhomë. Besoj se kurrë më nuk do ta bëj”, shkruante ai në përshkrimin e videos.
E gjitha fillon kur pastruesja hyn në dhomë, pastaj në banjë, mbledh peshqirët e ndytë dhe i vë ato në një kosh grumbullues. Pas kësaj shikon paketën që i është dorëzuar Vincet në mëngjes, ndërsa hulumton edhe video-lojërat e Play Station.
Me sa duket e kupton se dikush është duke e xhiruar dhe del para kamerës së laptopit me fytyrë, por më pas i tërheq vëmendjen tableti. Pjesa më interesante për të ishte hulumtimi në valixhet e mysafirit të dhomës. Pastaj kësaj sërish shkon drejt laptopit, ndërsa Stravix pohon se ajo u përpoq që të marrë disa informata, ndërsa gjatë gjithë kohës u xhirua nga kamera.