Era Istrefi e ka uruar nënën me rastin e 8 marsit.
Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një imazh në InstaStory, përmes së cilit uroi nënën, shkruan lajmi.net.
“Urime 8 marsin Mami”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, në të cilën nëna e saj shihet me një buqetë lule në duar.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Era Istrefi është “Selfish” në bashkëpunim me dy DJ të njohur, Dimitri Vegas dhe Like Mike.