Sonte, me fillim nga ora 20:45, Kosova i shkon Malit të Zi si mysafire në përballjen që zhvillohet në Podgoricë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.
Sigurisht, përkrahja e familjes për lojtarët kosovarë ka rëndësi të madhe para një ndeshje kaq të rëndësishme, transmeton Periskopi.
E fejuara e Rashicës, Belkiz Kera është në mesin e atyre që kanë udhëtuar drejt Podgoricës në përkrahje të xhanit të saj.
Ajo ka publikuar dy fotografi të Milotit në Instagram, njëra gjatë ushtrimeve dhe tjetra e fanellës që ai do vesh sonte.
“Suksese dashuri” shkruan Belkiz Kera në fotografinë e publikuar.