Sonte po mbahet festivali “Kënga Magjike”
Këtë vit mbahet edicioni i 20-të i këtij festivali, ndërsa gara është shumë e fortë, shkruan lajmi.net.
Par pak minutash ka filluar nata finale, ndërsa artistët në prapaskenë po presin nën ethe çmimet.
Në një video të publikuar në Facebook, shihet atmosfera që është krijuar në prapaskenën e “Këngës Magjike”, ku këngëtarët kanë filluar të këndojnë serenatë.
Flori, Klajdi, Bruno dhe Mentor Haziri janë disa prej artistëve që po këndonin serenatë korçare.