Aida Dërguti e PSD-së nuk do ta kandidojë për deputete.
Lidhur me këtë, ka folur në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se kjo ka qenë zgjedhje personale e Dërgutit, dhe se secilit deputet i mbetet të vendosë për vetën.
“Ka qenë zgjedhje e saja personale, megjithatë i mbetet secilit deputet veç e veç që ta vendosë (nëse garon apo jo)” , tha Ahmeti.
Megjithëse, Ameti bëri të ditur se ishte në plan që të gjithë deputetët e legjislaturës së fundit të kandidonin përsëri.
Moskandidimin e saj për deputete, Dërguti e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së”, ka shkruar Dërguti.