Fjalë Kyçe

Ja cilat janë arsyet përse nuk duhet djegur gomat për 1 Maj

Ja cilat janë arsyet përse nuk duhet djegur gomat për 1 Maj

Dita e Punëtorëve në shtetet e tjera zakonisht manifestohet me arritjet e punëtorëve dhe shprehjet e pakënaqësive të tyre.

Kësisoj, ato kremtohen nëpërmjet protestave dhe parullave të ndryshme që qarkullojnë në duart e protestuesve, e që kanë të bëjnë me kërkesat e tyre të punës.

Megjithatë, në Kosovë shpeshherë kjo festë manifestohet ndryshe; me rastin e Ditëve të Punëtorëve, qytetarët djegin gomat e veturave, të cilat kanë të ngjarë të janë jashtë përdorimit.

Por, në lidhje me këtë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka paralajmëruar ndëshkime për të gjithë qytetarët që ndezin goma në këtë ditë.

Sido që të jetë, ekzistojnë një sërë arsyesh përse nuk duhet të digjet ky material, e ndër arsyet kyçe qëndron shëndeti publik.

Në lidhje me këtë, një organizatë jo-qeveritare amerikane ‘People for Less Pollution’, kauzat e të cilëve kryesisht shkojnë kundër ndotjes së mjedisit, ka renditur disa arsye përse nuk duhet djegur goma.

1. Qumështi i nënës, i ndotur nga ndotësit organikë në grimcat e lëshuara prej gomave të djegura mund të transferohen përmes gji dhënies nga nëna tek foshnja.

2. Fëmijët, fetuset, foshnjat, të moshuarit, astmatikët dhe individët me imunitet të dobët janë shumë më të prekshëm ndaj ndotësve që lëshojnë djegia e gomave. Partikulat e vogla të lëshuara nga djegia e gomave përkeqësojnë astmën dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës.

3. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre grimcave janë gjetur të shkaktojnë vdekshmëri dhe hospitalizim për sëmundje të zemrës dhe kancer, sipas Akademisë Amerikane e Pediatrisë për Shëndetin e Mjedisit.

4. Gomat nuk janë të dizajnuara për t’u djegur si lëndë djegëse dhe përmbajnë përbërës të rrezikshëm (goma përmban 25% vajra të zgjeruara që rrjedhin nga benzeni, 25% stirenit, një derivat i benzenit dhe 1.3 sosh butadien – të dy kimikale kancerogjene).

5. Grimcat e konsiderueshme të liruara janë dukshëm më të rrezikshme për shëndetin e njeriut sesa grimcat e tjera. Toksinat e mbledhura në sipërfaqen e grimcave të imta lirohen nga njerëzit dhe çojnë në sëmundje të mushkërive.