Fjalë Kyçe

Ja çka premton Haradinaj për personat që kanë punuar në lojërat e fatit

Ja çka premton Haradinaj për personat që kanë punuar në lojërat e fatit

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Ai deklaroi se me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

“Çdo ligj e ka koston e vet. Ajo pare në një mënyrë apo tjetrën qarkullon. Jemi të gatshëm që me i trajtu ato të ri dhe të reja që kanë punuar në këto biznese. Është një llogari e bame që pasojat tjera kanë qenë më të mëdhaja. Pra, është abuzim total dhe është mirë që po ndalen dhe tani fjalën e ka Parlamenti. Ata e kanë të drejtën që me apvoru sa më shpejt”, është shprehur ai./Gazeta Alo/