Fjalë Kyçe

Ja çka thotë Engjëllusha për këngëtaret e estradës

E re, por mjaftë e pranishme në muzikë. Ajo u bë me të shpejtë një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Engji ka realizuar disa këngë, një pjesë prej të cilave në bashkëpunim me të ëmën, këngëtaren Shyhrete Behluli.

Madje, Engjellusha thotë se një ditë edhe do ta bëjë një këngë dedikuar nënës së saj, që për të është pika e dobët dhe njeriu më i rëndësishëm, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e re ka folur edhe rreth raportit me koleget e estradës. Nuk ka thënë se e ka dikë shoqe, por ka shtuar se ka raporte profesionale korrekte.