Këngëtarja shqiptare, Tuna para pak ditëve solli këngët e albumit “Fortuna” në YouTube.
E në mesin e shtatë projekteve të saj ishte edhe kënga e Tunës me artistin, Ylli Limani “A don hala”, shkruan lajmi.net.
Këtë këngë Ylli e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory teksa i përgëzon bashkëpuntorët për muzikën e mirë.
“Muzika e mirë shëron gjithçka”, ka shkruar ai.
Theksojmë se ky projekt deri më tani ka mbledhur mbi një milion shikime në kanalin zyrtar, YouTube.