Santiago Solari duket se nuk është me këmbë në tokë para rikthimit të Ligës së Kampionëve.
Santiago Solari ka thënë se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve për të katërtën herë me radhe.
Trajneri argjentinas ka thënë se për skuadrën spanjolle nuk është asgjë e pamundur.
“Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin”, tha Solari, përcjell lajmi.net.
“Real Madrid mund ta fitojë Ligën e Kampionëve për të katërtën herë me radhë.
“Ne e njohim shumë mirë Ajaxin, andaj jemi të përgatitur për gjithçka.”, ka vazhduar më tej argjentinasi.