Gruaja e cila u njoftua se ka ndërruar jetë dje nga një aksident ndërmjet tri veturave është Dardane Murtezi Ademi, nënë e dy fëmijëve, shkruan GazetaAlo.
Dje në Podujevë në fshatin Penuhë rreth orës 14:11 tri (3) vetura civile me targa vendore ishin përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë Dardane Murtezi-Ademi drejtuese e njërës nga veturat e involvuara në aksident, kurse lëndime trupore kanë pësuar 5 meshkuj dhe 3 femra të tjera.
Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Dardania ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë të moshës 6 vjecare dhe një djalë të moshës 2 vjecare./GazetaAlo/