Fjalë Kyçe

Ja në cilin vend radhiten shqiptarët në botë për duhanpirje

Ja në cilin vend radhiten shqiptarët në botë për duhanpirje

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë, me 40% të popullsisë së rritur që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51 përqind.

Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e konsumojnë çdo ditë, vlerësohen në 40 përqind te meshkujt dhe 6 përqind te femrat.

Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andorra.

Vlerësohet se në Shqipëri konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se situata është alarmante, pasi 1 në 4 vdekje te meshkujt e rritur vjen si pasojë e duhanit. Nga ana tjetër, vlerësohet se më shumë se 1000 fëmijë të moshës 10 deri në 14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit, transmeton ‘Scan’, përcjellë Klan Kosova

Kosto ekonomike e duhanprirjes në Shqipëri vlerësohet mes 100 dhe 1 miliard dollarëve. Shqipëria etiketohet edhe si një vend që prodhon duhan të falsifikuar, duke i vendosur vulën e duhanit të prodhuar në Egjipt, e duke e eksportuar më pas drejt vendeve të Afrikës së Veriut, përcjell albinfo.ch.

Sa u përket politikave qeveritare dhe taksimit për të frenuar duhanpirjen, ato vlerësohen të drejta, me barrën e taksave që është sa 47 përqind e vlerës së një pakete cigaresh.